Kallëzimi penal ndaj ish kryeministrit Sali Berisha, reagon Prokuroria e Përgjithshme

Shqipëria

Kallëzimi penal ndaj ish kryeministrit Sali Berisha, reagon Prokuroria e Përgjithshme

Më: 17 mars 2020 Në ora: 12:06
Sali Berisha

Pak ditë pasi një grup deputetësh paraqitën kallëzim penal ndaj ish kryeministrit Sali Berisha pranë Prokurorisë së Përgjithshme, kjo e fundit i ka dërguar një kërkesë Prokurorisë pranë Gjykatës së rrethit Tiranë ku thuhet se kompetenca për këtë çështje i takon kësaj të fundit.

“Pavarësisht se kjo padi është dorëzuar fizikisht në Prokurorinë e Përgjithshme, kompetenca nuk i takon kësaj zyre, por Prokurorisë pranë Gjykatës së rrethit Tiranë”, thuhet në dokumentin që ka siguruar edhe Panorama.

Ish kryeministri Berisha akuzohet nga grupi i deputetëve të PS për përhapjen e informatave apo njoftimeve të rreme, me imazhe të montuara, sa i takon koronavirusit.

Berisha kishte publikuar një status në profilin e tij në Facebook duke iu referuar një burimi që siç e quan ai “qytetari dixhital” pohonte se pacienti zero i infektuar me Covid 19, kishte marrë pjesë në një ceremoni varrimi në Gomziqe të Pukës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat