Rama i cakton orar bankave: Të hapen në 6 të mëngjesit!

Shqipëria

Rama i cakton orar bankave: Të hapen në 6 të mëngjesit!

Më: 18 mars 2020 Në ora: 18:31
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka ashpërsuar pasditen e sotme jo vetëm masat por edhe tonet ndaj biznesit privat në vend.

Me një gjuhë urdhëruese, z.Rama kërkoi që sportelet e shërbimeve bankare të jenë të hapura që në 6 të mëngjesit deri në 10.00 dhe pasdite 16 deri 18.00.

Ndërsa duke u përpjekur të justifikojë imponimet urdhëruese ndaj shtetasve, z.Rama sërish foli sot për luftë, bomba dhe bombardime.

Më herët sot, Rama njoftoi ndalim qarkullim 18 orë në ditë. Disa thonë se ndalimi i lëvizjes dhe lejimi vetëm 6 orë në dy fasha të ditës mund të rrezikojë mbipopullim të njerëzve në rrugë apo ato pak njësi shërbimi që kanë ngelur hapur me pasojë vatra infektimi të koronavirusit.

Të gjitha këto masa që po ndërmerren përditë dhe disa herë në ditë, vijnë ndërsa kryeministri Edi Rama nuk  ka njoftuar të jetë shpallur gjendja e jashtëzakonshme apo e emergjencës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat