A rrezikohen gratë shtatzëna nga koronavirusi? Flet mjeku Halim Kosova

Shqipëria

A rrezikohen gratë shtatzëna nga koronavirusi? Flet mjeku Halim Kosova

Më: 19 mars 2020 Në ora: 22:06
Halim Kosova

Doktori i njohur Halim Kosova i ftuar në studion e RTV Ora ka treguar nëse rrezikohen gratë shtatzëna nga koronavirusi COVID-19.

"Gratë shtatzëna janë të mbrojtura. Kanë një  imunitet karshi sëmundjeve dhe viruseve të ndryshëm, por në rrethana të caktuara kur shtatzanisë i bashkangjiten dhe sëmundje të tjera, si hipertensioni,  diabeti, sëmundjet pulmonare të mëparshme, probleme të mosfunksionimit të mëlçisë, veshkës apo zemrës, atëherë këto gra janë pak më të rrezikuara. Deri tani nuk ka asnjë rast që virusi të konstatohet në lëngun që rrethon fëmijën, lëngu amiotik, as tek qumështi i nënës pas lindjes dhe fëmijët që kanë lindur nga nëna me COVID-19 të kenë rezultuar pozitivë. Këto janë fakte të rëndësishme që i japin një siguir për mirëpërfundimi e shtatzanisë. Por që një grua shtatzënë duhet të ruhet nuk e vë askush në diskutim. Deri tani tregohet se shtatzania nuk preket nga koronavirusi. Edhe sikur në fillim shtazania të shoqërohet me temperature të lartë, ka kohë që është e vërtetuar që nuk jep keqformime. Mund të japë dështim nëse temperature është shumë e lartë dhe e vazhdueshme, qoftë dhe jo nga koronavirusi por nuk jep efekte malformuese",  tha Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat