Flet mjekja shqiptare në Itali: Mos na e merr jetën ti, o qytetar i pabindur!

Shqipëria

Flet mjekja shqiptare në Itali: Mos na e merr jetën ti, o qytetar i pabindur!

Më: 20 mars 2020 Në ora: 07:06
Dr. Romina Selenica

Për ty qytetar i pabindur! Nuk u ankova kur toka u dridh, por sot më ulëret shpirti. Sot ndihem e pafuqishme, sot ndihem e mbytur sikur askush nuk më dëgjon.

Unë nuk i kërkoja dot Zotit të ndalte tërmetin, vetëm i lutesha atij, ama sot unë të kërkoj ty që të ndalosh virusin. Unë sot të kërkoj ty të izolosh këtë armik që ndodhet jashtë, kudo, në Shqipëri dhe në Botë.

Unë sot të lutem ty mos të më marrësh jetën mua, kolegut tim, familjarëve të mi apo të çdo qënie njerëzore. Unë sot të lutem të më dëgjosh, që ajo Shqipëri e vogël, me plagë plotë ende të pashëruara mos të vuaj më shumë. Unë të lutem ty sot që të izolosh veten, që të gëzosh dhuratën më të shtrenjtë që është “Jeta“. Duaje Jetën tënde, timen, të çdo kujt.

QËNDRO NË SHTËPI. Na lini ne, ashtu siç jemi betuar, me ngarkesën emocionale, lodhjen fizike, shpirtin e ndarë nga familjarët, të kurojmë ato jetë sot COVID-19 +, pa rritur më shumë numrin e tyre. Mos plagosim më shume familje, mos presim më jetë në mes.

TE LUTEM!! Le të jemi ndryshe, ti tregojmë botës kulturën, bindjen, dashurinë për familjen, për jetën! Ti tregojmë në fund botës që ne e Fituam Luftën me COVID-19 me sa më pak jetë të humbura!

TË LUTEM, QËNDRO NË SHTËPI!

Me Respekt, Dr. Romina SELENICA Itali

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat