Ushtria dhe policia në terren/ Hyjnë në fuqi sot rregullat e reja për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve

Shqipëria

Ushtria dhe policia në terren/ Hyjnë në fuqi sot rregullat e reja për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve

Më: 21 mars 2020 Në ora: 08:38
Ilustrim

Ashtu siç u përcaktua dhe në urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë, duke nisur nga ora 13:00 e ditës së sotme do të ndryshojë skema e lëvizjes së qytetarëve, në kuadër të masave kundër përhapjes së koronavirusit.

Në urdhrin e ri, përcaktohet dhe fasha e re e orareve, ku në mesditë do të ndalohet lëvizja e këmbësorëve, por dhe automjeteve, deri në orën 05:00 të mëngjesit të së hënës.

Të vetmit që do të jenë në rrugë jashtë këtyre fashave të orarit, do jenë ushtria, policia, njësitë kritike të shërbimit shtetëror si dhe kompanitë mediatike.

Të përjashtuarit nga ky rregull janë vetëm mjetet e transportit të mallrave dhe produkteve ushqimore, Policia e Shtetit, Forcat e Armatosura, njësitë kritike të shërbimeve shtetërore dhe mediatike si dhe shërbimet në banesë.

Ndërsa punonjësit e institucioneve financiare të linjave prodhuese e ushqimore do të lejohen të qarkullojnë vetëm për itinerarin shtëpi-punë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat