“Bashkë do t’ia dalim” Xhaçka shpërndan ndihmat për familjet dhe pensionistët në nevojë

Shqipëria

“Bashkë do t’ia dalim” Xhaçka shpërndan ndihmat për familjet dhe pensionistët në nevojë

Më: 21 mars 2020 Në ora: 10:43
Olta Xhaçka

Ministria e Mbrojtjes mëngjesin e sotëm ka qenë pranë disa familjeve në nevojë të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në disa fshatra të Laçit.

Në këtë vizitë ka qenë e pranishme edhe ministrja Olta Xhaçka e cila ka njoftuar se në këto familje janë dorëzuar pensionet për ata në nevojë.

“Pranë më të pamundurve në disa fshatra të Laçit, bashkë me efektivët e FA që nuk rreshtin asnjëherë kujdesin në ditë të vështira.
Në Bubqin e pastërmetit u koordinuam me “Fundjavë Ndryshe” dhe bashkë me Arbër Hajdarin, dorëzuam në shumë prej familjeve dhe pensionistëve në nevojë ndihmat, kontribut i bamirësisë.
Bashkë do t’ia dalim.” shkruan Xhaçka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat