Arrestohet avokati në Tiranë, i gjetën në banesë granata sulmuese, automatikë e jelek antiplumb

Shqipëria

Arrestohet avokati në Tiranë, i gjetën në banesë granata sulmuese, automatikë e jelek antiplumb

Më: 21 mars 2020 Në ora: 13:01
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Shtetit dha detaje nga operacioni i arrestimit të Endrit Demirit ditën e djeshme nga efektivët e komisariatit numër 1.

Gjatë kontrollit në banesën e tij në fshatin Pëllumbaës të Tiranës, iu sekuestrua një arsenal armësh zjarri, granata, municion luftarak dhe jelek anti-plumb. Armatimet u gjetën në bodrumin e banesës që sipas policisë dyshohet se do ta përdorte për kultivimin të narkotikëve.

Sipas Report Endrit Demirit 47 vjeç, banues në Tiranë eshte avokat.

Atij iu sekuestruan 4 armë zjarri automatike, 4 granata dore sulmuese, 13 ndezës unifikues të granatave të dorës, 8 kapsolla detonatore, 1000 fishekë, 9 krehra dhe një jelek antiplumb si i Policisë.

Policia e Shtetit thotë se vijon puna, në bashkëpunim me prokurorinë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi dhe qëllimit të mbajtjes së arsenalit të armëve në banesë”. Policia thotë se i ka referuar materialet procedurale në Prokurorinë e Tiranës për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat