Kinemaja në banesë/ Sugjerimet për filmat që mund të ndiqni nga shtëpia

Shqipëria

Kinemaja në banesë/ Sugjerimet për filmat që mund të ndiqni nga shtëpia

Më: 21 mars 2020 Në ora: 13:00
Ilustrim

Që pas vendimit të karantinimit të parat që u mbyllën ishin institucionet e artit dhe kulturës. Teatrot më të mëdha të botës mbyllen dyert, po ashtu tek dera e kësaj kinemaje në vendin tonë shohim një dryn.

Në këto ditë qëndrimi në shtëpi me të apasionuarit pas kinemasë kanë hartuar një listë me filma ndër vite që i përshtaten disi situatës, por edhe nxisin reflektim.

Lista është kjo;

The Thing nga John Carpenter (1982)
Deliverance nga John Borman (1972)
Children of Men nga Alfonso Cuarón (2006)
The Tree of Life nga Terrence Malick (2011)
The Road nga John Hillcoat (2009)
Room nga Lenny Abrahamson (2015)
Her nga Spike Jonze (2013)
Last Tango in Paris nga Bernardo Bertolucci (1972)
Life Is Beautiful nga Roberto Benigni (1997)
Darkest Hour nga Joe Wright (2017)

Në ditë normale kjo pedonale do të ishte plot me njerëz dhe do të gumëzhinte nga zërat e fëmijëve. Por këto nuk janë kohëra normale për asnjë vend të botës. Me shpresën se këto ditë të bukura me diell do t’i shijojmë së shpejti vetëm nëse zbatojmë me rigorozitet rregullat, por edhe duke u përpjekur që qëndrimi në shtëpi ta kemi sa më të lehtë, të frytshëm e me art të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat