Kriza e pandemisë, koha për një Pakt Kombëtar!

Shqipëria

Kriza e pandemisë, koha për një Pakt Kombëtar!

Më: 22 mars 2020 Në ora: 17:09
Alban Zeneli

Kjo qe po kalojme është pandemia më e rrezikshme në jetën tonë. Te gjitheve po na kërkohet te bejme detyren, te ushtrojme pergjegjesine tone. Sic tha kancelarja Merkel, askush te mos mendoje se nuk ka gje ne dore. Ndaj, te qendrojme ne shtepi, te mbajme distancen sociale kur dalim.

E kur jane mbyllur shkollat, kopshtet, shume aktiviteve e njesi sherbimi apo prodhimi, me te drejte keto masa e ngadalesojne ose e ulin per momentin epidemine, por kjo nuk na mbron plotesisht. Nderkohe qe duhet tua lene shkencetareve zgjidhjen finale, te besojme e te ndihmojme mjeket tane, per ta fituar kete sfide apo lufte me te, duhet te mendojme, se ne cfare menyre te dalim nga kjo situate dhe si te perballemi me pasojat sociale dhe ekonomike qe ajo do lere!

 

Te mendohemi jo sic jemi mesuar, vetem per veten tone, dhe duke shperdoruar gjithcka ne kurriz te qytetareve, madje edhe kohen aq te vlefshme ne kete rast. Asnjë kufi i mbyllur apo kufizim levizjesh nuk mund të mbajë larg kërcënimet për të ardhmen tonë dhe sdo mend se ky kercenim eshte me i rende per vendin tone te varfer !

Kjo eshte nje alarm qe duhet ta vleresojme sa me shpejt! Eshte e pamundur qe kete pandemi qe ka ndryshuar gjithcka, vendi yne i varfer ta kaloje vetem me masa drastike te distancimit social pavaresisht se deri tani eshte e vetmja mase me efektivitet. Ndaj, duhet te reflektojme, dhe te dalim ne perfundimin se per kete arsye duhet nje pakt kombetar sa me shpejt te jete e mundur, me te gjitha forcat politike por dhe nga sfera akademike e shoqeria civile per te bere te mundur perballimin e kesaj krize qe ka filluar si nje epidemi shendetesore e po vazhdon si nje pandemi mjekesore, shoqerore, ekonomike e sigurie, e per fat te keq do te jape nje goditje ne te gjithe spektrin e jetes tone!

Pakt kombetar per te pergatitur nje strategji te mirefillte per hapat qe do merren per te dale me sa me pak pasoja. Ne nuk duhet te kemi asnje kompleks per ta bere kete pakt ne interesin kombetar ne kohen e duhur, dhe jo kur te jemi perballe skenarit me te keq te mundshem!

Koha nuk pret!

Koha qe po mundohemi me te drejte te fitojme me virusin si mase shume efektive, nuk duhet ta shperdorojme duke pritur se cdo te ndodhe, por ta shfrytezojme maximalisht ne interes te qytetareve shqiptareve e jo duke u fshehur pas retorikave boshe politike !
Qe ju do te beni pakt, kjo nuk diskutohet por bejeni ne kohe per interes kombetar te pakten nje here jo vetem per interes personal apo politik!

Koha nuk pret!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat