Si do të jenë moti për të hënën dhe katër ditët në vazhdim

Shqipëria

Si do të jenë moti për të hënën dhe katër ditët në vazhdim

Më: 23 mars 2020 Në ora: 06:07
Ilustrim

Përshëndetje nga SHMU!
Ditët e bukura pranverore me diell do të ndërpriten nga ndërhyrja e motit të paqëndrueshëm gjatë kësaj jave.
E hëna do të nisë me reshje shiu, por pasi temperaturat të shënojnë rënien e tyre gjatë ditës, reshjet do të konverohen në dëborë përgjatë zonave malore. Gjatë mesditës nisin kthjellimet në zonat e ulëta e bregdet. Gjatë kësaj dite parashikohet erë e vrullshme përgjatë bregdetit e shtim i dallgëzimit, kryesisht në Jon.
Në ditën e martë, reshjet e shiut e të dëborës parashikohen në intensitet të ulët. Forca e erës dhe e detit parashikohen në rënie.
Përmirësimi i përkohshëm i motit gjatë së mërkurës, do të pasohet nga dy ditë me reshje shiu e dëbore në intensitet të ulët e mesatar.
Gjatë ditës së enjte, sërish era e vrullshme në brigjet detare, do të sjellë shtim të dallgëzimit.
Ashtu sikundër shihet në tabelën më poshtë, temperaturat do të rikthehen në vlera negative në zonat malore.
Në ditët në vijim do të kemi parashikime më të specifikuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat