Rritet numri i viktimave nga koronavirusi, reagon Rama: Kemi hyrë në një javë të vështirë

Shqipëria

Rritet numri i viktimave nga koronavirusi, reagon Rama: Kemi hyrë në një javë të vështirë

Më: 23 mars 2020 Në ora: 12:02
Edi Rama

Ndërkohë që numri të prekurve me koronavirus po rritet, por gjithashtu kemi një rritje edhe të personave që po humbasin jetën, ka rdhur reagimi i kryeministrit Rama.

Sipas kryeministrit e vetmja gjë që na ka mbetur në dorë për të kursyer sa më shumë jetë njerëzish është që të shtrëngojmë dhëmbët dhe të durojmë.

“ KEMI HYRË NË NJË JAVË TEJET TË VËSHTIRË DHE PO HUMBASIM NJERËZ

KEMI VETËM NJË GJË NË DORË PËR TË KURSYER SA MË SHUMË JETË DHE LEHTËSUAR SA TË MUNDEMI VUAJTJET E MËDHA:

TË SHTRËNGOJMË DHËMBËT DHE DUROJMË, DUROJMË, DUROJMË, DUKE MOS SHKELUR LIGJIN E LUFTËS PËR KUFIZIMIN E LËVIZJES; DUKE MOS DALË NGA SHTËPIA KOT; DUKE ECUR VETËM NË RRUGË KUR KEMI NJË DOMOSDOSHMËRI JASHTË SHTËPISË; DUKE NDENJUR NË RADHË NË DISTANCË MINIMUMI 1 METËR PAS KURRIZIT TË NJËRI - TJETRIT KUR BËJMË PAZAR; DUKE REZISTUAR, REZISTUAR, REZISTUAR

*kjo video është videoja më e shikuar mbrëmë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkruan Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat