UKD njoftim të rëndësishëm për qytetarët

Shqipëria

UKD njoftim të rëndësishëm për qytetarët

Më: 23 mars 2020 Në ora: 12:46
Foto ilustrim

Në kuadër të masave të marra kundër COVID-19 Ujësjellës Kanalizime Durrës njofton abonentët se dita e nesërme, dt 24.03.2020 arkat ku mund të paguhen faturat e ujit dhe shërbimi i klinetit do të funksionojnë cdo ditë në orarin 07.00 deri 13.00.

UKD do të punojë nga dita e nesërme dhe në vazhdim me këtë orar të reduktuar, ndërkohë që edhe stafi do të jetë i reduktuar dhe alternuar. Ujësjellës Kanalizime Durrës sugjeron që klientët të drejtohen për të paguar fatuar online me anë të aplikacioneve të bankave, ose nëpërmjet degëve të Postes Shqiptare, Money Gram, Uestern Union etj.

Sqarojmë se pagesa nëpërmjet kësaj rruge nuk është e nevojshme për të pasur faturën, pasi atë e gjeni në rubrikën “Selfcare” në faqen e web-it. Për ata qytetarë që nuk kanë mundësi për ti paguar faturat në këtë rrugë, UKD orienton qytetarët se ata duhet të mbajnë maska dhe distancë prej rreth 1 metër kur paraqiten para punonjësve të arkave. E njëjta gjë vlen edhe për zonën e Shijakut. Kujtojmë edhe një herë se pagesa online e faturës mund të bëhet në numrat e llogarive të bankave të mëposhtëme:

Raiffeisen Bank 0200000505

Credins 00000010517

Procredit 20-062925-00-01

B.K.T 404000542

Intesa SanPaolo 52000930701

Union 120101683030117

Tirana Bank 0300-300038-100

Alpha AL629021221702112300054

FIB BANK AL75 2151 2025 ALL1 0000 0011 5502

BANKA OTP 00000039507

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat