Masat ndaj COVID-19, analisti Demalia: Duhet të tërhiqen tanket dhe blindat

Shqipëria

Masat ndaj COVID-19, analisti Demalia: Duhet të tërhiqen tanket dhe blindat

Më: 23 mars 2020 Në ora: 16:07

Analisti Ilir Demalia është pro marrjes së masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, por është kundër nxjerrjes së tankeve dhe ushtrimit të presionit.

Në një lidhje me skype për Ora News, Demalia tha se gjithçka lidhet me ndërgjegjësimin dhe kulturën shqiptare.  

Ilir Demalia: Kjo gjendje lufte është por nuk është gjendje lufte me një armik fizik që po të vjen. Kjo është gjendje lufte me një epidemi. Në këto situata, autoritaristët, diktatorët mund ti përdorin këtë situata për të paralizuar shoqërinë. Kjo nuk është e nevojshme. Problemi është i një kulture. Në Shqipëri mungon kultura për të ruajtur veten, nuk mendoj se kjo bëhet me automatik dhe tanke. Jam dakord me kryeministrin Rama që duhen marrë masa. 

Mbyllja në shtëpi nuk është një gjë normale, plus paniku shqetësimi çfarë do të ndodhë. Tani ti i tregon edhe automatikët dhe blindat në rrugë, kjo është e tepërt. Kështu që mendoj se është më tepër një ndërgjegjësim, sepse njeriu që nuk ka ndërgjegje atëherë pastë veten në qafë, por në këtë situatë merr në qafë dhe të tjerët. Prandaj shqiptarët ti lënë këto trimëritë e një injorancë kolektivë dhe ti nënshtrohen rregullave dhe masave që duhen marrë, për këtë epidemi. Kjo nuk është punë trimërie, as punë krenarie shqiptare, as të bësh shqiponjën me duar. 

Mendoj që duhet të tërhiqen tanket dhe blindat, sepse ajo tingëllon shumë keq. Nuk mund të pyesësh njeri pse del në rrugë. Kushedi si e ka hallin. Edhe kjo dalja me orar, kjo krijon një gjendje më të rëndë. Duke i mbyllur njerëzit brenda për orë të tera dhe duke i lejuar vetëm në një orar do të dalin të gjithë për te tregu fshatar ngjitur me njëri-tjetrin. Ndërsa këtu shkohet në dyqan, duhet të mbash radhë, distancë. Shkohet në cdo zyrë, pritjet që ke, takimet që ke bëhen vetëm me nga një njeri brenda. Këto janë masat që duhen marrë, por jo me tanke. Kë do vrasë me tanke? Kë do godasë me shkop gome? Për cfarë fundja fundit?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat