Ministria e Shëndetësisë: Shkon në 104 numri i të prekurve me Coronavirus në Shqipëri

Shqipëria

Ministria e Shëndetësisë: Shkon në 104 numri i të prekurve me Coronavirus në Shqipëri

Më: 23 mars 2020 Në ora: 16:10
Ogerta Manastirliu

Ka shkuar në 104 numri i të prekurve në vend nga CoVid-19.

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 15 raste të reja me COVID-19, duke e çuar në 104 numrin e të prekurve.

Në komunikimin e përitshëm për publikun, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes, Ogerta Manastirliu konfirmoi se harta e prekjes nga Coronavirusi është zgjeruar dhe bëri apel për qytetarët të respektojnë masat e distancimit social.

“Vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar 15 raste të reja pozitive, në 45 testime të kryera. Harta e të prekurve nga COVID-19 shtrihet tashmë edhe në Vlorë, Shkodër dhe zgjerohet në Tiranë, Durrës, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik, si Lushnja, Kavaja, Fieri, Rrogozhina ku po punohet pa u ndalur nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e transmetimit të infeksionit. Kemi dhe një lajm të mirë në këto ditë të ngarkuara, sot kanë lënë shërbimin infektiv dhe 2 pacientë të tjerë, duke e çuar në 5 numrin e të shëruarve”, bëri të ditur Manastirliu

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat