Tritan Shehu: Ministria e Jashtme të kthejë shqiptarët e bllokuar jashtë, të krijohet një fond emergjence

Shqipëria

Tritan Shehu: Ministria e Jashtme të kthejë shqiptarët e bllokuar jashtë, të krijohet një fond emergjence

Më: 23 mars 2020 Në ora: 17:13
Tritan Shehu

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu i bën thirrje Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme që t’i ofrojë ndihmë shqiptarëve të bllokuar jashtë vendit për shkak të CIVID-19.

Në një reagim në Facebook, Shehu thotë që shteti të caktojë  një buxhet emergjence, qoftë dhe ne formë huaje pa interes.

Reagimi i Tritan Shehut

Edhe mendimi më i largët se kthimi i shqiptareve të bllokuar shton mundësitë e kontaminimt në Shqipëri është kriminal.
Ministria e Jashtme të zgjohet, të ndihmoje realisht shqiptaret që kanë ngelur të bllokuar jashtë kufijve tanë, mund të jenë me mijëra...
Këta qytetare kanë nevoje për ndihmë të çdo lloji, asistence, qetësim e kthim në Atdhe.
Sot isha në kontakt me disa nga ata, banues të Gjirokastrës, të bllokuar në Gjermani ku mendohet se janë reth 1000 dhe kërkoj që:
1.Ministria të aktivizoje një faqe portali, praktike kjo e disa vendeve, ku shume shpejt ata të identifikohen e të gjejnë instruksionet përkatëse, numrat e urgjencës në ambasada nuk po arrijnë të zgjidhin problemin.
2. Të caktohet një buxhet emergjence për ata nga shteti, qofte dhe ne forme huaje pa interes.
3.Të instruktohen e ndihmohen që të realizojnë një sigurim shëndetësor, i domosdoshëm ky në këto situata.
4. Kryqi i Kuq e Carietasi yne duhet te furnizohen me informacionin e nevojshem nga instancat shteterore, qe te mund te dialogojne me kunderpartet e tyre ne ato vende per te asistuar ata qe kane nevoje.
5. Te realizohen sa me shpejt fluturime speciale per kthimin e tyre, krejt e mundeshme kjo, Italia po e realizon me sukses.
Neqoftese dikush aresyeton qe kthimi keshtu i tyre mund te shtoje rreziqet e kontaminimit ne Shqiperi, une i them qe eshte mendim kriminal. Duhet te sigurohen te gjitha mundesite e vendosjes ne karantine te atyre mbas kthimit, ne baze te protokolleve perkatese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat