ISHSH zbret në terren, vetëm sot 1510 inspektime, gjobiten 4 subjekte

Shqipëria

ISHSH zbret në terren, vetëm sot 1510 inspektime, gjobiten 4 subjekte

Më: 23 mars 2020 Në ora: 17:29
Foto ilustrim

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka zbritur në terren në zbatim të planit të veprimit për parandalimin e përhapjes së COVID – 19.

Në 10 ditë janë gjobitur 14 subjekte që janë kapur në shkelje, ndërsa vetëm sot nga 1510 inspektime dhe monitorime janë vendosur 4 gjoba.

• ISHSH, dega rajonale Gjirokastër, bazuar në denoncimin e ardhur nga Salla e Policisë, ka vendosur gjobë në vlerën 1 000 000 lekë ndaj subjektit bar/restorant me person fizik S. Ç. NIPT K33111627 Ë, i cili u konstatua i hapur në shkelje të Urdhërave të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për mbylljen e bareve, lokaleve, restoranteve dhe klubeve.

• ISHSH, dega rajonale Durrës, ka vendosur gjobë 500 000 lekë ndaj subjektit me NIPT K71923501P, person juridik “Gourmet & Co”. Subjekti u konstatua se ushtonte aktivitetin në kushte të papërshtatshme dhe ishte bërë pike grumbullimi për shumë klientë.

• ISHSH, dega rajonale Dibër, ka vendosur 2 (dy) gjoba në vlerën 50 000 lekë, secila për dy subjekte. Subjekti me aktivitet market, me person juridik “JASHARI”, NIPT K47129716U dhe subjekti me aktivitet farmaci dhe NIPT: J66702708D.

Jemi në terren gjatë gjithë kohës për respektimin dhe zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID -19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat