Ky është shqiptari 43 vjeçar që vdiq nga koronavirusi - Bota Sot
Ky është shqiptari 43 vjeçar që vdiq nga koronavirusi

Shqipëria

Ky është shqiptari 43 vjeçar që vdiq nga koronavirusi

Më: 23 mars 2020 Në ora: 18:24
43-vjeçari nga Kavaja

Këtë të hënë humbi jetën edhe një 43-vjeçar nga Kavaja prej koronavirusit. Kjo do të thotë se ato shprehjet se “COVID-19 vret vetëm të moshuarit” nuk kanë më vend. Vdekja e tij provoi se edhe të rinjtë janë të rrezikuar nga ky virus që po merr jetë.

Për më tepër, 43-vjeçari nuk vuante nga sëmundje të tjera. Ai kishte vetëm obezitet! Ai ishte kthyer nga Italia në 9 mars dhe më pas u shtrua në spitalin e Traumës, pas shfaqjes së shenjave të para. 43-vjeçari u shtrua bashkë me të atin e tij, ndërsa nëna e tij ndodhet ende në Itali, shkruan Vizion+.

Mesa duket, COVID-19 nuk “zgjedh” domosdoshmërisht vetëm ata të moshës së tretë dhe me sëmundje bashkëshoqëruese. Sot u nda në mënyrë të parakohshme një 43-vjeçar. Kjo është një arsye më shumë për të treguar kujdes, për të respektuar izolimin dhe për të qëndruar të shëndetshëm!

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat