Mjeku flet për 43-vjeçarin nga Kavaja që humbi betejën me COVID-19: Kjo sëmundje nuk kursen

Shqipëria

Mjeku flet për 43-vjeçarin nga Kavaja që humbi betejën me COVID-19: Kjo sëmundje nuk kursen

Më: 23 mars 2020 Në ora: 22:32
Arjan Harxhi

Arjan Harxhi, mjeku infeksionist që drejton një nga pavionet e spitalit COVID-19 në Tiranë ka qenë i ftuar i Sokol Ballës mbrëmjen e sotme në “Real Story” në News24 ku ka folur për situatën në vend dhe pacientët që ndodhen në Infektiv të prekur nga koronavirusi.

Harxhi është ndalur tek rasti i 43-vjeçarit nga Kavaja që humbi jetën sot. Ai tha se përveç faktit që ishte pak mbipeshë nuk kishte probleme të tjera shëndetësore.

“I ndjeri humbi jetën në reanimacion. Dy ditë ka qenë në pavion pastaj kur filloi të shfaqte shenjat e rëndesës pacienti u transferua në kujdes intensiv për një terapi më intensive por për fat të keq nuk i rezistoi këtij vrulli të madh të kësaj sëmundje që i mori jetën.

Nuk kishte që ato tradicionalisht që i kemi përmendur por ishte pak mbipeshë. Ishte i shëndetshëm”.

Por si ka mundësi që u përkeqësua kaq shpejt gjendja e tij?

“Ndodh ajo që ka ndodhur me mijëra raste të tjera që kjo sëmundje në individë të caktuar ka një ecuri të rëndë, fulminante, severe për arsye të ndryshme, qoftë me formën e sëmundjes, me reagimin e organizimit, me gjendjen e tij imunitare që çon në këtë lloj çedimi, në këtë lloj situate të rëndë. E kemi parë dhe në literaturë në raste të tjera. Mesazhi i undit të OBSH është që kjo sëmundje nuk kursen jo veç për përhapjen e infeksionit por dhe nga rëndesa as moshat e reja. Duhet të jenë më të kujdesshëm”, deklaroi Harxhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat