Deputetja shqiptare e pranon: Djali im është pozitiv me koronavirus, nuk e di si është infektuar

Shqipëria

Deputetja shqiptare e pranon: Djali im është pozitiv me koronavirus, nuk e di si është infektuar

Më: 24 mars 2020 Në ora: 07:09
Antoneta Dhima

Pozitiv në testin për koronavirus ka rezultuar edhe djali i deputetës së PS-së, Antoneta Dhima.

Lidhur me këtë ka reaguar vetë deputetja duke deklaruar se është e vërtetë se djali i saj është infektuar, gjendet i shtruar tek Spitali i Infektivit dhe se nuk ka asnjë ide se ku mund të jetë infektuar i riu.

“Edhe pse ende nuk e di se si im bir është prekur nga ky virus, këshilla ime si nënë është të ruani veten, pasi vetëm kështu mund ta fitojmë këtë luftë, të ashpër por jo të pamundur!” shkruan ndër të tjera deputetja.

Postimi në Facebook:

Të nderuar miq.

Pas publikimit të një informacioni të dhënë miqësisht, më lind e drejta që në këtë situatë jo shumë të këndëshme të ndalem edhe unë me pak fjalë.

Si qytetarë që punojmë e jetojmë në këtë vend, nuk jemi të përjashtuar nga asgjë, aq më tepër nga semundjet dhe “armiqtë e padukshëm”.

Është e vërtetë që im bir ka rezultuar pozitiv ndaj testit të COVID-19, dhe tashmë ndodhet në mjediset e Spitalit Infektiv nën kujdesin e mjekëve dhe infermierëve pas disa ditëve karantinë në shtëpi.

E ndodhur përballë këtij fakti, si nënë, kam bërë gjthcka munda për të evitur kontaktet e tim biri me persona të tjerë, ndërsa u pa e arsyeshme që ai të qëndronte nën kujdesin e mjekëve dhe infermierëve.

Besimplotë se falë punës dhe përkushtimit të mjekëve dhe infermierëve, gjithcka do të shkoj siç duhet, doja t’ju thosha të gjithëve që të tregoheni të kujdessshëm, të zbatoni rregullat dhe respektoni vendimet e marra.

Edhe pse ende nuk e di se si im bir është prekur nga ky virus, këshilla ime si nënë është të ruani veten, pasi vetëm kështu mund ta fitojmë këtë luftë, të ashpër por jo të pamundur!

# BashkëDoIaDalim

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat