Në Lushnjë, nëna dhe djali me CoVid-19, 44 vjeçari mori virusin nga Italia

Shqipëria

Në Lushnjë, nëna dhe djali me CoVid-19, 44 vjeçari mori virusin nga Italia

Më: 24 mars 2020 Në ora: 12:28
Foto ilustrim

2 persona të tjerë nga Lushnja kanë rezultuar pozitiv me Covid 19.

Një e moshuar 74 vjeçe dhe djali i saj 44 vjeç. Sipas informacioneve të mara 74 vjeçarja është transferuar drejt spitalit infektiv mbrëmjen e djeshme pasi gjendja e saj është rënduar. Ndërsa djali i saj është karantinuar në shtëpi pasi nuk ka simptoma.

Burimet pranë spitalit të Lushnjës na bëjnë me dije se 44 vjeçari ka importuar virusin nga Italia ku punonte si shofer furgoni i linjës Shqipëri-Itali.

Gjithashtu janë futur në karantinë të gjithë familjarët të cilët kanë patur kontakte me 44 vjeçarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat