Cakaj përpara votimit të Këshillit: Ka ardhur koha të hapen negociatat

Shqipëria

Cakaj përpara votimit të Këshillit: Ka ardhur koha të hapen negociatat

Më: 24 mars 2020 Në ora: 12:35
Gent Cakaj

Pak para votimit të raportit të Këshillit Evropian nga shtetet anëtare, për çeljen e negociatave për Shqipërinë, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, ka reaguar me anë të një postimi në Twitter.

“Shqipëria ka përmbushur plotësisht të gjitha kushtet për të përparuar më tej në rrugën evropiane, ka luajtur një rol shumë konstruktiv në rajon dhe vazhdimisht ka qenë e palëkundur në lartësimin e vlerave evropiane”, shkruan Cakaj.

Ndër të tjera, Ministri në detyrë Cakaj është shprehur se pret që shtetet anëtare të vlerësojnë progresin e pamohueshëm të vendit tonë, duke vendosur hapjen e bisedimeve me Shqipërinë.

“Ka ardhur koha që bisedimet të hapen – kjo është thelbësore për të thelluar momentin e reformës dhe forcimin e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor”, përfundon Cakaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat