Rama lehtëson të gjithë bizneset, tregon masën e re që do të merret

Shqipëria

Rama lehtëson të gjithë bizneset, tregon masën e re që do të merret

Më: 24 mars 2020 Në ora: 18:50
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama u shpreh se do të ketë ndihmë për biznesin e vogël dhe biznesin familjar gjatë kësaj periudhe ku janë të prekur nga situata e COVOD-19. Ai thekson se do të ketë rimbursime dhe Rama e tha këtë në një lidhje me skype.

“Dismbursimi për mbështetjen financiare mujore për periudhën e luftës. Të punësuar apo të vetëpunësuar në një biznes të vogël, familje me ndihmë ekonomike dhe të papunë apo të rimbursuar nga shteti.

Paga e deklaruar në shtet nga biznesi i vogël është ajo e kryefamiljarit dhe ajo është një pagë minimale që deklarohet nga ai vetë në bazë të regjistrit të pagave të deklaruara që është 710 milionë paga të deklarua kaq do të shpërndajmë dhe ne. Por ka një shprehje te bukur populli që thotë se i takon me ligj dhe me zakon, por kryefamiljari e deklaron bashkëshorten pa pagë.

Nuk mund të mjaftohemi me aritmetikën e numrit të vetë punësuarit ne do të shkojmë përtej këtij numri. Po ajo që ne mund të bëjmë për to ne do i japim dhe gruas se atij kryefamiljari pagën minimale të luftës dhe shumë 710 milion lekë të reja e pagave të deklaruara do të bëhet 1.57 miliardë do të dyfishohet kjo shumë në mënyrë që të vijmë në ndihmë të të gjithëve që tashmë e kanë mbyllur. Po kështu shuma që shteti shqiptar në kohë paqeje paguan për ndihmën ekonomike është 340 mln lekë të reja në muaj pr ne e dimë se ato familje në nevojë gjatë kohës së paqes bën dhe një punë në të zezë, prandaj që të jemi në rregull me ligjin dhe zakonin ne do të shpërndajmë për këto familje dyfishin e shumës që ne shpërndajmë në kushte paqeje.

Kështu e do zakoni i një familje për një hall që i ka rënë në kokë familjes së madhe shqiptare, gjithashtu dyfish do të bëjmë dhe pagesën për të papunës. Motoja ti nuk do të jesh kurrë vetëm nuk është vetëm një slogan por është vija e profilit që unë drejtoj. Sot unë nuk dua që ai që është një hall brenda hallit që ka rënë të mos ndihet vetëm dhe të jemi pranë të gjithë atyre që janë”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat