I prekur nga koronavirusi, drejtori i Urgjencës Kombëtare: Po kurohem në banesë

Shqipëria

I prekur nga koronavirusi, drejtori i Urgjencës Kombëtare: Po kurohem në banesë

Më: 24 mars 2020 Në ora: 20:24
Skënder Brataj

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj reagoi pasi rezultoi pozitiv me koronavirus.

Ai shkruan se eshte ne nje gjendje te lehte dhe se po kurohet ne banese.

“Mirembrema te gjitheve.

Ju falenderoj pa mase per interesimin tuaj te sinqerte. Vertete eshte shume emocionuese per mua ky reagim solidariteti nga ana juaj.

Une aktualisht kam nje gjendje te lehte te semundjes dhe tani po kurohem ne banese. Temperatura ime ne kete moment eshte vetem 37,5 nga 39,5 qe ishte dy dite me pare.

Ne personeli mjeksor dhe mbeshtetes, nuk i shmangemi dot betejes, linjes se pare per te cilen jemi pergatitur.

Eshte normale, qe sado masa parandaluese te marresh, ne front mund te demtohesh ne kete lufte te padukeshme, ndersa Ju mundeni te ekspozoheni sa me pak.

Behuni ju te padukshem per koronavirusin!

Qendroni ne shtepi! Tani edhe une do te punoj nga banesa per disa kohe,sepse mundet! Te gjithe bashke do tja dalim! Ju pershendes”, shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat