123 të prekur dhe 5 të vdekur nga COVID-19/ Polici dyshohet i infektuar me koronavirus

Shqipëria

123 të prekur dhe 5 të vdekur nga COVID-19/ Polici dyshohet i infektuar me koronavirus

Më: 25 mars 2020 Në ora: 09:25
Shqipëri

Koronavirusi është kthyer në një makth për të gjithë ne, edhe në vendin tonë janë shënuar 123 raste me të prekur me Covid-19 dhe numri i të vdekurve ka arritur në 5 persona.

Dyshohet se një efektiv policie në Korçë është infektuar me COVID19. Mësohet se ai është nisur me urgjencë drejt Tiranës, pasi simptomat janë rënduar së tepërmi.Sipas informacioneve, polici është kthyer nga Greqia 10 ditë më parë.

Pas rasteve të para me koronavirus, numri i të prekurve në këtë qytet u rrit menjëherë ditën e martë, duke shkuar në 9.

Përveç rasteve të konstatuara pozitive me COVID-19, një numër i konsiderueshëm personash tani janë në karantinë për shkak të kontakteve që mund të kenë pasur me personat e infektuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat