Covid-19/ BE 4 këshilla të rëndësishme për gratë shtatzëna: Çfarë duhet të bëni - Bota Sot
Covid-19/ BE 4 këshilla të rëndësishme për gratë shtatzëna: Çfarë duhet të bëni

Shqipëria

Covid-19/ BE 4 këshilla të rëndësishme për gratë shtatzëna: Çfarë duhet të bëni

Më: 25 mars 2020 Në ora: 10:35
Ilustrim

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë jep katër këshilla të rëndësishme për gratë shtatzëna në këto ditë të vështira të përhapjes së koronavirusit.

BE sqaron përmes një broshure katër këshillat, që duhet të ndjekin këto ditë të gjitha gratë shtatzëna, që nga bisedat telefonike me mjekët, deri te qëndrimi në shtëpi.

“1.Mbroni veten duke praktikuar higjenën e duarve, etiketën në kollitje dhe distancimin shoqëror.

2.Diskutojini shqetësimet tuaja me telefon me mjekun që ndjek shtatzëninë tuaj dhe verifikoni se si të vazhdoni me kontrollet e shtatzënisë apo planin e lindjes.

3.Nëse e dini se jeni ekspozuar, telefonojini mjekut tuaj dhe ndiqni udhëzimet e tij.

4.Nëse sëmureni, rrini në shtëpi dhe telefonojini shërbimeve shëndetësore për këshilla, duke u thënë se jeni shtatzënë”, thuhet në njoftimin në Facebook.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat