Nga 146 të prekur me koronavirus, tre në gjendje të rëndë, të intubuar

Shqipëria

Nga 146 të prekur me koronavirus, tre në gjendje të rëndë, të intubuar

Më: 25 mars 2020 Në ora: 12:17
Ilustrim

Nga 146 qytetarë të prekur me koronavirus, tre prej tyre rezultojnë në gjendje më të rëndë.

Kjo deklaratë u bë nga zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ditën e sotme, e cila tha se në ë 24 orët e fundit janë konfirmuar 23 raste të reja me COVID-19 dhe janë kryer 111 testime.

Por mes të prekurve në spitalin Infektiv ndodhen aktualisht  72 pacientë të shtruar, 4 prej tyre janë në terapi intensive dhe 3 pacientë janë të intubuar në gjendje të rëndë. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Lajmi i mirë është se 17 qytetarë deri në këto momente janë shëruar të shtruar dhe të vetëizoluar pas dy testeve të kryera. Por ata duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim për 14 ditë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive

– Tiranë   83 qytetarë

– Durrës  9 qytetarë

– Lushnje   4 qytetarë

– Elbasan  3 qytetarë

– Fier 14  qytetarë

– Rrogozhinë 2  qytetarë

– Kavajë   4 qytetarë

– Korcë11 qytetarë

– Vlorë 5 qytetarë

– Shkodër 3 qytetarë

– Lezhe  4 qytetarë

– Berat 1 qytetarë

– Has  2 qytetarë

– Krujë  1 qytetar 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat