Një 40 vjeçar pozitiv me COVID 19, shkon në tre numri i të infektuarve në Elbasan

Shqipëria

Një 40 vjeçar pozitiv me COVID 19, shkon në tre numri i të infektuarve në Elbasan

Më: 25 mars 2020 Në ora: 12:27
Foto ilustrim

Ka shkruar në tre numri i të infektuarve me koronavirus në Elbasan. Rasti më i ri është i një burri 40 vjeçar, banues në lagjen "Emin Matraxhiu".

Dy rastet e para në Elbasan u konfirmuan me 12 mars. Të prekurit janë bashkëshortë dhe janë infektuar nga djali i tyre 35 vjeçar, që është resident në Tiranë.

I riu kishte 10 ditë që ishte kthyer nga Italia pasi kishte vizituar tezen e tij. Ai prej tre ditësh ishte shtruar në spitalin infektiv në Tiranë me shenja të dallueshme të koronavirusit dhe përgjigjia e analizës të enjten e 12 marsit  i doli pozitive.

Më pas u konfirmuan si pozitivë dhe prindërve të tij që janë vetëkarantinuar në banesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat