Nga dy rastet e reja me koronavirus në Korçë, njëri është polic

Shqipëria

Nga dy rastet e reja me koronavirus në Korçë, njëri është polic

Më: 25 mars 2020 Në ora: 13:16
Ilustrim

Këtë të mërkurë u konfirmuan dy raste të reja me koronavirus në Korçë.

Mësohet se njëri prej tyre është punonjës i policisë, ndërsa e prekura tjetër është bashkëshortja e tij.

Mësohet se efektivi kishte udhëtuar në një shtet tjetër dhe pasi ishte kthyer në Shqipëri, ishte vetëkarantinuar në banesë.

Ndërkohë kontaktet e tjera të tij kanë rezultuar negativ.

Nga 146 qytetarë të prekur në total me koronavirus, tre prej tyre rezultojnë në gjendje më të rëndë.

Por mes të prekurve në spitalin Infektiv ndodhen aktualisht 72 pacientë të shtruar, 4 prej tyre janë në terapi intensive dhe 3 pacientë janë të intubuar në gjendje të rëndë. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat