SHBA: Qytetarët amerikanë në Shqipëri të planifikojnë kthimin e menjëhershëm në vend… - Bota Sot
SHBA: Qytetarët amerikanë në Shqipëri të planifikojnë kthimin e menjëhershëm në vend…

Shqipëria

SHBA: Qytetarët amerikanë në Shqipëri të planifikojnë kthimin e menjëhershëm në vend…

Më: 25 mars 2020 Në ora: 13:19
Foto ilustrim

Ambasada e SHBA në Tiranë me anë të një njoftimi të bërë publik në mediat sociale, ka nxitur të gjithë qytetarët amerikanë që të kthehen menjëherë në Shtetet e Bashkuara.

Ambasada njofton qytetarët amerikanë se të gjithë pikat kufitare janë të mbyllura dhe për momentin ka vetëm një fluturim ditor që niset nga Shqipëria, i kompanisë Air Albania.

Ndër të tjera në njoftim thuhet se nuk ka asnjë informacion të dhënë për sa kohë do të vazhdojë ky fluturim. Fluturimi i Air Albania niset nga Tirana për në Stamboll, ku ju mund të merrni fluturimet për në Shtetet e Bashkuara.

“Ambasada e SHBA nxit qytetarët amerikanë të planifikojnë kthimin e menjëhershëm në Shtetet e Bashkuara, përveç rasteve kur jeni të përgatitur për të qëndruar në Shqipëri për një kohë të pacaktuar. Të gjitha pikat kufitare janë të mbyllura dhe për momentin ka vetëm një fluturim ditor që niset nga Shqipëria, i kompanisë Air Albania. Nuk ka asnjë information të dhënë për sa kohë do të vazhdojë ky fluturim. Fluturimi i Air Albania niset nga Tirana për në Stamboll, ku ju mund të merrni fluturimet për në Shtetet e Bashkuara. Për më shumë informacion, klikoni këtu: https://bit.ly/2UiEwBQ
Qytetarët amerikanë në Shqipëri që kanë nevoje për ndihmë urgjente, ju lutemi të nisni një email në: [email protected]” thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat