Koronavirusi, Shqipëria i kërkon ndihmë Kinës: Na dërgoni mjekë

Shqipëria

Koronavirusi, Shqipëria i kërkon ndihmë Kinës: Na dërgoni mjekë

Më: 25 mars 2020 Në ora: 13:40
Mira Rakacolli

Shqipëria i kërkon ndihmë Kinës për përballimin e emergjencës së koronavirusit.

Në pyetjet e drejtuara nga gazetarët gjatë raportimit ditor të situatës, zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, deklaroi se ministria e Shëndetësisë i është drejtuar me kërkesë zyrtare qeverisë kineze përmes ambasadës së Kinës në Shqipëri për ndihmë me mjekë për të përballuar përhapjen e koronavirusit.

“Ministria e Shëndetësisë i ka dërguar një kërkesë zyrtare Kinës nëpërmjet ambasadën në Shqipëri për të sjellë mjekë me eksperiencë. Mjekët që punojnë në vijën e parë me të sëmurë që tashmë dihet që janë me COVID, përdorin mjete mbrojtëse që janë të provuara që janë efikase por në rast se një mjek pa dashje e dëmton e dyshon se mund të ketë rënë në kontakt me të sëmurin pa qenë i mbrojtur e do ta bëjë, patjetër. Nëse shfaq shenja të sëmundjes, i bëhet testi, por testimi masiv pa pasur të dhënë që mund të jesh i infektuar nuk ka kuptim të bëhet. Nëse sot rezulton negativ, mund të bëhesh nesër pozitiv”, u shpreh zv.ministrja.

Rakacolli bëri me dije se Spitali Infektiv në protokollin e tij e ka përcaktuar edhe medikamentin anti-malarje dhe se stoku i këtij medikamenti është i pranishëm në Shqipëri

Po ashtu ajo bëri me dije se deri më tani personat në karantinën shtetërore janë vetëm dy.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat