Manastirliu: Mes 17 të shëruarve me COVID-19, një mjek dhe një infermier

Shqipëria

Manastirliu: Mes 17 të shëruarve me COVID-19, një mjek dhe një infermier

Më: 25 mars 2020 Në ora: 13:49
Foto ilustrim

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka ndarë më qytetarët lajmin se mes 17 të shëruarve nga Covid-19 janë një mjek dhe një infermier.

Bëhet fjalë për mjekun e parë të konfirmuar pozitiv në spitalin e Durrësit dhe një infermier në spitalin “Shefqet Ndroqi”, të cilët tashmë të shëruar ndodhen në shtëpitë e tyre ku do të vazhdojnë të jenë të vetëizoluar edhe për 14 ditë.

“Sot lajmi i mirë është shërimi i një mjeku dhe një infermieri mes 7 qytetarëve të tjerë që sot rezultuan negativë në dy testet e njëpasnjëshme për COVID-19”, shkruan Manastirliu.

Duke ndarë lajmin se mes pacientëve të shtruar në spital dhe të vetëkarantinuar, janë 17 numri i qytetarëve që janë shëruar, Manastirliu thotë se po rritet numri i qytetarëve të prekur dhe atyre që kanë nevojë për trajtim në spitale dhe u bën thirrje qëtetarëve që të respektojnë distancimin social dhe të zbatojnë masat e higjienës personale për të ndalur përhapjen e COVID-19.

Postimi i Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu

Sot lajmi i mirë është shërimi i një mjeku dhe një infermieri mes 7 qytetarëve të tjerë që sot rezultuan negativë në dy testet e njëpasnjëshme për COVID-19??
Mes pacientëve të shtruar në spital dhe të vetëkarantinuar, shkon në 17 numri i qytetarëve që tashmë janë shëruar.
Të gjithë ndodhen në shtëpitë tyre, ku do të vazhdojnë të jenë të vetëizoluar edhe për 14 ditë.
Por nga ana tjetër, numri i qytetarëve të prekur po rritet dita-ditës. Po ashtu numri i qytetarëve që kanë nevojë për trajtim në spitale, ku deri tani janë 72 qytetarë të shtruar në spitalin infektiv.
LUTEMI qytetarë: Distancimi social dhe masat e higjienës janë THELBËSORE për të ndalur këtë armik të padukshëm❗
#VETËMBashkëMundT’iaDalim??

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat