Rama: Kush i’u kërkon qiranë, mos i hapni derën - Bota Sot
Rama: Kush i’u kërkon qiranë, mos i hapni derën

Shqipëria

Rama: Kush i’u kërkon qiranë, mos i hapni derën

Më: 25 mars 2020 Në ora: 18:05
Edi Rama

Në një komunikim online me ministrat e angazhuar për emergjencën e koronavirusit, Kryeministri Edi Rama, kërkoi një reagim të shpejtë lidhur me shqetësimet e qytetarëve.

Ai tha se ka pasur disa telefonata vetë me njerëzit, që nga larg duken të vogla, por që janë probleme të mëdha që duhen zgjidhur.

“Për bonusin e qirave në Durrës, Ministria e Financave i ka 1 miliardë në dispozicion prandaj këto rastet e ankesave duhet të adresohen me urgjencë dhe duhet parë ku është problem. Këshilla e vetme për këta që kanë qiranë i’u them: mos ia hap derën pronarit kur të vijë për qiranë, se qiraja është aty, plus që s’do hapur dhe prej koronavirusit”, u shpreh Rama.

Ai shtoi se lidhur me shtëpitë ata që janë në pritje të shtëpisë nuk do presin të ikë armiku, koronavirusin, teksa u zotua se shtëpitë e të prekurve nga tërmeti do të bëhen më të mira nga sa i kishin.

Nga ana e tij ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj tha se janë 1 miliardë lekë dhe duhet rishikuar edhe një herë lista e plotë në mënyrë që të jenë të sakta dhe të procedojmë më tej.

Në video-konferencë me Ramën ishin ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ajo e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ajo e Financave, Anila Denaj dhe ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat