Feston ditëlindjen, urimi ndaj efektives në detyrë në kohë koronavirusi

Shqipëria

Feston ditëlindjen, urimi ndaj efektives në detyrë në kohë koronavirusi

Më: 25 mars 2020 Në ora: 18:08
Elisabeta

Në këto ditë të emergjencës prej koronavirusit, Policia e Shtetit nuk harron të vlerësojë dhe urojë pjesëtarë të radhëve të saj.

Nëpërmjet një postimi policia bën me dije se u gjetën pak momente për t’i uruar edhe 100 Elisabetës, punonjëses së sallës operative në Tiranë.

Në vijim bëhet me dije se salla operative u është përgjigjur mbi 1 milion telefonatave këto ditë dhe ankesave tek Komisariati Dixhital, si dhe ka koordinuar veprimet përmes kamerave të trupit sa herë ka patur një shqetësim nga qytetarët.

“Kanë qenë dhe vijojnë të jenë ditë të mbingarkuara me fluks nga qytetarët, ditët e përballjes me luftën për parandalimin dhe mos përhapjen e COVID-19. Kjo është pjesë e frontit të vijës së parë në këtë luftë, së bashku me mjekët, infermierët, ushtarakët dhe punonjësit e Policisë në terren”, thotë policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat