Koronavirusi zbuti politikën, Çipa: Në emër të përgjegjësisë janë ulur shpatat e konfliktit - Bota Sot
Koronavirusi zbuti politikën, Çipa: Në emër të përgjegjësisë janë ulur shpatat e konfliktit

Shqipëria

Koronavirusi zbuti politikën, Çipa: Në emër të përgjegjësisë janë ulur shpatat e konfliktit

Më: 25 mars 2020 Në ora: 22:56
Aleksandër Çipa 

Koronavirusi ka ndryshuar jo vetëm ekonominë, por edhe politikën, sidmos atë shqiptare. Gazetari Aleksandër Çipa  tha për emisionin “Arena”   se opozita dhe qeveria kanë reflektuar, një kulturë që sic tha Cipa na ka munguar prej kohësh.

Cipa u shpreh se janë ulur shpatat konfliktit verbal, sidomos ato mes presidentit dhe qeverisë. Para tre javësh tha Cipa nuk mund të mendohej që Rama apo Ruci të uleshin në një tryezë më Presidentin.

Aleksandër Cipa: Palët politike kanë një përgjegjësi e cila është dëshmuar kohët e fundit. Unë mendoj që dhe opozita, madje opozita ka arritur një kuotë të konstruktivizmit dhe përgjegjësisë komunikuese në raport qytetarët e vendit. Nëse e keni vënë re në këtë konstruktivizëm ka reflektuar edhe qeveria e kryeministrit Rama. Në jo pak herë propozimet publike dhe zyrtarë të opozitës janë reflektuar në vendimmarrjen e ekzekutivit shqiptar. Kjo është një kulturë  që ne na mungonte prej kohësh. Aq më tepër thirrja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar prej Presidentit, prezenca e gjithë lidershipit në këtë mbledhje mendoj që është maturitet dhe akt i kulturës institucionale të munguar në jetën politike dhe jetën e vendit.

Janë ulur shpatat e konfliktit verbal e asaj gjuhe agresive që karakterizon në ligjërimin publik dhe politikë palët dhe aktorët tanë. Jemi në një moment kur është harruar ajo axhendë që ishte në skenë politike para dy javësh, kur Presidenti ishte njeriu më i anatemuar prej shumicës qeverisëse dhe as mund të mendohej që para dy  apo tre javësh se mund të komunikonte dhe të ulej në një tryezë kryeministri apo kryetari i parlamentit me Presidentin. Pra e tillë ishte politika e para tre javëve. Ndërsa sot ne emër të ndërgjegjes dhe përgjegjësisë kombëtare dhe institucionale ata janë kthyer jo vetëm në komunikim, por janë komplementar në dialogun dhe sugjerimet që bëjnë me njëri tjetrin.

Pasojat që vijnë prej kësaj pandemie mbi të ardhmen dhe të nesërmen e shoqërisë globale do të jenë të mëdha. Unë mendoj se do të ndryshojë ekonominë globale dhe për rrjedhojë edhe ekonominë shqiptare. Do të ndryshojë marrëdhënien e sistemit shoqëror me tregun e punës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat