Viktima e gjashtë me COVID-19, vdes 71-vjeçarja që vuante nga hipertensioni

Shqipëria

Viktima e gjashtë me COVID-19, vdes 71-vjeçarja që vuante nga hipertensioni

Më: 26 mars 2020 Në ora: 10:02
Ilustrim

Regjistrohet viktima e gjashtë nga koronavirusi në vendin tonë.

Gjatë mbrëmjes së sotme ndërroi jetë një paciente 71-vjeçare nga Tirana,  e konfirmuar me COVID-19, e shtruar në spitalin Infektiv, në terapi intensive, në frymëmarrje të drejtuar (respirator).

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 71-vjeçarja me hipertension, e shtruar prej 7 ditësh në spitalin Infektiv, nuk arriti të mbijetojë.

71-vjeçarja është viktima e gjashtë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe i bën thirrje dhe një herë qytetarëve të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e distancimit social dhe të telefonojnë 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes.

Numri i të infektuarve me COVID-19 në vendin tonë ka shkuar në 146.

Harta e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë tashmë edhe në Krujë dhe zgjerohet në Tiranë, Korçë, Fier, Durrës, Lezhë, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat