Brenda spitalit COVID 2, do përdoret për trajtimin bazë të pacientëve

Shqipëria

Brenda spitalit COVID 2, do përdoret për trajtimin bazë të pacientëve

Më: 26 mars 2020 Në ora: 13:42
Edi Rama

Kjo është  godina që do të shndërrohet në spital  COVID 2 në rast nevoje për trajtimin e pacientëve të infektuar me koronavirus.

Bëhet fjalë për godinën e ish-Universitetit Kristali.

Ai u inspektua sot nga kryemistri Rama dhe Ministrat Manastirliu dhe Ahmetaj.

Rama tha se ky spital do të shfrytëzohet në rast nevoje kryesisht për trajtimin bazë të pacientëve dhe jo për ata që kanë nevojë për terapi intensive.

Aktualisht në vendin tonë janë 174 të infektuar, prej tyre 4 fëmijë.

6 prej të infektuarve kanë humbur jetën.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 73 të shtruar dhe prej tyre 3 raste jane ne terapi itensive 2 jane te intubuar. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat