Hapja e negociatave, Cakaj falenderon ministrat e jashtëm të BE

Shqipëria

Hapja e negociatave, Cakaj falenderon ministrat e jashtëm të BE

Më: 26 mars 2020 Në ora: 16:56
Gent Cakaj

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, në një postim në Facebook, ka reaguar lidhur me hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Bashkimin Evropian, duke e cilësuar si një arritje historike dhe plotësisht e merituar, për shkak të reformave domethënëse të ndërmarra në Shqipëri.

Ky vendim, sipas Kryediplomatit Cakaj, do të ishte i pamundur pa mbështetjen politike të vendeve anëtare dhe institucioneve të tjera evropiane.

“Prandaj, sot gjithë ministrave të jashtëm të BE-së, autoriteteve të Komisionit e kolegëve të tjerë brenda institucioneve evropiane, e miqve të Shqipërisë anekënd Evropës, i shprehim një falënderim të posaçëm e mirënjohje të thellë.” - shprehu mirënjohjen e tij Cakaj.

Gjithashtu, Cakaj në reagim theksoi angazhimin e Shqipërisë në thellimin e reformave të saj në pesë prioritetet kyçe e në vijim të punës së pakursyer në drejtim të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat