Zbardhet vendimi i qeverisë, ja procedurat për të përfituar “pagën e luftës” dhe kategoritë që përfitojnë

Shqipëria

Zbardhet vendimi i qeverisë, ja procedurat për të përfituar “pagën e luftës” dhe kategoritë që përfitojnë

Më: 28 mars 2020 Në ora: 16:02
Qeveria shqiptare

Qeveria shqiptare ka bërë publik ditën e sotme vendimin se si do të ndahet fondi prej 5 miliardë e 850 milionë lekëve, të cilat do të shpërndahen si pagë apo ndihmë ekonomike në kuadër të masave të marra për parandalimin e pandemisë nga COVID-19.

Me propozimin e ministrit të Shtetit për Rindërtim, Këshilli i Ministrave vendosi dhënie ndihme financiare për të punësuarit në subjektet e biznesit me të ardhura vjetore deri 14 milionë lekë, për periudhën pas ndërprerjes së aktivitetit ekonomik. Përmes një vendimi të publikuar në Fletoren Zyrtare, qeveria bën me dije se nga ky fond do të përfitojnë të vetëpunësuarit, punëtorët e papaguar të familjes dhe të punësuarit sipas këtij vendimi, është e barabartë me pagën minimale në fuqi, 26 mijë lekë në muaj. Ndërkohë, përfitojnë rritje ndihme personat në nevojë: pagesa e ndihmës ekonomike për subjektet përfituese, do të jetë sa dyfishi i shumës së llogaritur deri tani. Personat që edhe më parë kanë qenë të papunë përfitojnë një pagesë dyfish nga ajo që marrin deri tani.

Aplikimi për të përfituar ndihmë financiare bëhet nga subjekti i të vetëpunësuarit/të punësuarit. Individët, që janë në më tepër se në një listë-pagesë, përfitojnë si ndihmë financiare vetëm një pagë minimale. “Ndihma financiare për të vetëpunësuarit/tëpunësuarit llogaritet dhe jepet sipas listëpagesave të deklaruara nga subjektet tatimpaguese. Për ato subjekte, të cilat i deklarojnë listëpagesat çdo tremujor, merret në konsideratë listëpagesa e tremujorit të fundit të vitit 2019, ndërsa për subjektet, të cilat i deklarojnë listëpagesat çdo muaj, merret në konsideratë listëpagesa e muajit janar 2020. Listëpagesat përditësohen me ndryshimet e deklaruara sipas formularit ESig-27, deri në datën e mbylljes së veprimtarisë. 2. Aplikimi për të përfituar ndihmë financiarebëhet nga subjekti i të vetëpunësuarit/të punësuarit. Individët, që janë në më tepër se në një listëpagesë, përfitojnë si ndihmë financiare vetëm një pagë minimale. 3. Përfituesit e ndihmës financiare janë individëte vetëpunësuar/të punësuar në subjektet me të ardhura vjetore deri 14 katërmbëdhjetë milionë lekë për vitin 2019, sipas kategorizimit të mëposhtëm: a) Personat fizikë të vetëpunësuar;b) Punonjësit e papaguar të familjes të personit fizik tregtar; c) Të punësuarit në personat fizikë tregtarë;ç) Të punësuarit në personat juridikë. 4. Për të përfituar ndihma financiare, duhet që subjekti tatimpagues: a) të ketë ndërprerë aktivitetin në zbatim të urdhrave përkatës të ministrit së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS), të nxjerra për këtë qëllim; b) të ketë përgjegjësi tatimore për tatimin e thjeshtuar mbi fitimin dhe tatimin mbi fitimin”, thuhet në VKM.

Ja si do bëhet aplikimi

Qeveria ka përcaktuar edhe mënyrën se si duhet të aplikojnë ata që përfitojnë nga fondi i përcaktuar. Përfituesit, përmes portalit e-filinig duhet të japin të dhënat personale, numrin personal të identifikimit, si dhe llogasrinë bankare dhe bankën se ku do bëhet derdhja e lekëve. “Subjektet, që plotësojnë kushtet sipas pikës 4,të këtij kreu, duhet të paraqesin pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, nëpërmjet portalit e-filinig, kërkesën me të dhënat e përfituesve sipas pikës 3, të këtij kreu, ku përfshihen: a)Të dhënat identifikuese të subjektit tatimpagues të pajisur me NIUS; b) Të dhënat identifikuese të përfituesve,përfshirë të vetëpunësuarit, punonjësit e papaguar të familjes dhe të punësuarit, përfshirë: i. emrin, atësinë, mbiemrin;ii. numrin personal të identifikimit të përfituesit;iii. bankën ku përfituesi ka llogarinë rrjedhësebankare; iv. numrin e llogarisë bankare”, thuhet në VKM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat