Digjet klasa e një shkolle 9-vjeçare në Fier

Shqipëria

Digjet klasa e një shkolle 9-vjeçare në Fier

Më: 28 mars 2020 Në ora: 20:01
Foto ilustrim

Një klasë e një shkollë 9-vjecare në Fier është djegur. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në shkollën “Kostandin Peto”.

Flakë, të cilat nuk dihet ende nga se janë shkaktuar kanë shkrumbuar pothuajse të gjitha orenditë e klasës.

Menjëherë pranë shkollës kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Fierit, të cilët kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve, duke shmangur përhapjen e tyre edhe në mjediset e tjera të shkollës. 

Kanë qenë banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar zjarrfikësen.

Një banor, ka treguar se ka mbërritur i pari dhe ka fikur zjarrin me kova, edhe pse ka thyer karantinën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat