Italianet e ndihmuan kur ra tërmeti, sot radha e tij ti ndihmojë ata

Shqipëria

Italianet e ndihmuan kur ra tërmeti, sot radha e tij ti ndihmojë ata

Më: 28 mars 2020 Në ora: 22:56
Mjeku

E ndjejnë detyrim moral 30 mjekët dhe infermierët të cilët sot udhëtuan drejt Italise per ti ardhur ne ndihme vendit fqinj  në këtë luftë me koronavirusin i cili deri tani ka shkaktuar mbi 10 mijë të vdekur atjee

Pjesë e këtij ekipi është dhe një mjek i cili iu shkatërrua shtëpia nga tërmeti i 26 nëntorit, dhe kishin qenë italianët që e kishin ndihmuar, tani eshtë radha e tij.

"E kemi detyrim moral sepse në rastet e vështira kur Shqipëria kaloi Italianët ishin të parët që na ndihmuan në rastin e tërmeti, se unë banoj pikërisht në zonën ku ma shkatërroi shtëpinë tërmeti", thotë mjeku.

Per te tjeret ky është momenti i duhuar për tu solidarizuar.

"Duke qenë se profesioni ynë është human, vendosëm që të japim dhe ne kontributin tonë" 

"Mendoj se është momenti i duhur për të dhënë kontributin tonë"

"Duke qenë se kjo është  një pandemi, duhet dikush të sakrifikohet apo të jap një shembull altruist"

"Më pëlqen të përfaqësoj vendin tim dhe të tregojmë vlerat se kush jemi me të vërtetë", thone  mjekët që sot u nisën në Itali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat