Nuk respektohen zakonet, përcillet për në banesën e fundit 72-vjeçarja që vdiq nga koronavirusi

Shqipëria

Nuk respektohen zakonet, përcillet për në banesën e fundit 72-vjeçarja që vdiq nga koronavirusi

Më: 29 mars 2020 Në ora: 13:11
Fier

Ditën e sotme i është dhënë lamtumira e fundit Leonora Mockës, 72 vjeçares që humbi jetën 2 ditë më parë nga covid19. Ajo banonte në fshatin Poro të Vlorës, por trupin për në banesën e fundit e kanë tërhequr familjarët në Fier, aty ku është zhvilluar edhe ceremonia mortore.

Gruaja e  moshuar nga fshati Poro ishte dërguar pak ditë me parë në infektiv në Tiranë ndërsa mësohet se vuante edhe nga hipertensioni.

E moshuara jetonte së bashku me bashkëshortin, ndërsa burri doli negativ nga testi, por qëndron i izoluar pasi kishin ardhur nga Italia ditë më parë.

Çifti jetonte në Itali gjatë periudhës së dimrit, ndërsa ishin kthyer nga vendi fqinj rreth tre javë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat