Ish-deputetja e PD ngre alarmin: Ku janë maskat dhe dorezat e ardhura nga Turqia?

Shqipëria

Ish-deputetja e PD ngre alarmin: Ku janë maskat dhe dorezat e ardhura nga Turqia?

Më: 29 mars 2020 Në ora: 15:33
Albana Vokshi

Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi ka akuzuar qeverinë se nuk shpërndan asnjë masë mbrojtëse për Covid-19, si veshje, maska apo doreza.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, ajo shprehet se pajisjet që erdhën nga Turqia u propaganduan nga ministria e Shëndetësisë vetëm për show.

Sipas Vokshit, ndërkohë që qytetarëve po ju hiqen të drejta themelore e po binden të izoluar në shtëpitë e tyre, qeveria nuk po bën detyrat e saj.

Ajo thekson se koha nuk pret sa të mbarojnë shfaqjet në ERTV, por shëndeti dhe jeta e çdo qytetari është e shtrenjtë.

Statusi i plotë:

1. Një tjetër person në stafin e spitalit të Mirditës është prekur nga COVID -9. Arsyeja? Asnjë masë mbrojtëse për ta.

Pse nuk shpërndahen veshjet, maskat, dorezat që erdhën nga Turqia e u propaganduan me të madhe nga Ministrja? Ato nuk duhen vetëm për shown e Kryeministrit e të ministreve në Rinas.

Propaganda nuk i mbron mjekët, infermierët, stafin mbështetës.

2. Më e keqja është se deri më tani asnjë test nuk është bërë për familjarët apo kontaktet që ka pasur personi i prekur, ndërkohë që javën e fundit ka pasur probleme shëndeti e ka bërë vizita me mjekë të tjerë në spital.

Ndërkohë që qytetarëve po ju hiqen vec me urdhër të “liderit” të drejta themelore e po binden të izoluar në shtëpitë e tyre, Qeveria duket se nuk po bën detyrat e saj:

- Për të mbrojtur stafin mjekësor, duke shpërndarë në mënyrë urgjente mjetet mbrojtëse për të gjithë personelin e spitaleve dhe qendrave shëndetësore (mjekësor dhe mbështetës);

- Për të kryer testet e nevojshme çdo familjari, kontakti të të prekurve, të ndjekë rastin në mënyrë qe ta izolojë e ta trajtojë.

Ministria e Shëndetësisë të lërë propagandën e t’i përvishet punës me seriozitet.

Koha nuk pret sa të mbarojne shfaqjet në ERTV. Shëndeti dhe jeta e cdo mjeku dhe cdo qytetari është e shtrenjtë!

#MbroStafinMjekësor

#MbroQytetarët

#MbroJetën

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat