Mjeku Mullahi: Gjermania ka kapacitete të pashfrytëzuara në Reanimacion

Shqipëria

Mjeku Mullahi: Gjermania ka kapacitete të pashfrytëzuara në Reanimacion

Më: 29 mars 2020 Në ora: 21:07
Arjan Mullahi

Gjermania ka ende kapacitete të pashfrytëzuara pranda edhe po u vjen në ndihmë Italisë dhe Francës duke u marrë pacientë me COVID 19 për trajtim.

Mullahi: Gjermania ka shumë kapacitete që nuk janë shfrytëzuar, veçanërisht në Reanimacion. Janë 28 mijë shtretër në Reanimacion. Gjermania merr pacientë nga Italia dhe Franca.

Mjeku Arjan Mullahi, i cili drejton shërbimin e Kirurgjisë në spitalin e "Shën Jozefit" në Gjermani në një lidhje për Ora News  thotë se testimi i të gjithë popullsisë është i pamundur dhe nuk ka vlerë reale.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat