Shqipëri, 80-vjecarja fiton luftën ndaj koronavirusit

Shqipëria

Shqipëri, 80-vjecarja fiton luftën ndaj koronavirusit

Më: 30 mars 2020 Në ora: 07:47
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në Shqipëri një grua e moshuar është shëruar nga koronavirusi.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook.

“Lajm i mirë: nënë Haxhireja nga Durrësi, plot 80 vjeç, u shërua”, shkruan Rama në Facebook.

Deri tani në gjithë Shqipërinë janë shëruar 40 pacientë, ndërsa kanë humbur jetën 10 persona.

Në total janë infektuar nga koronavirusi 212 persona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat