U infektuan nga komshinjtë, zbulohet kush janë dy të prekurit e rinj me koronavirus në Korçë

Shqipëria

U infektuan nga komshinjtë, zbulohet kush janë dy të prekurit e rinj me koronavirus në Korçë

Më: 30 mars 2020 Në ora: 12:20
Korçë

Harta e të prekurve në qytetin e Korçës u zgjerua edhe me 2 persona, duke e çuar në 14 numrin e të prekurve në këtë qytet.

Dy rastet e reja me Covid-19 të konfirmuar në Korçë, sipas ABC News janë një çift të moshuarish.

70 vjeçarja e infektuar është në Tiranë është nisur dy ditë më parë drejt kryeqytetit. Mësohet se është kryer analiza edhe bashkëshortit i cili me testin e parë ka rezultuar negativ.

Rëndimi i gjendjes shëndetësore bëri t’i nënshtrohej një testi të dytë, ku edhe rezultoi pozitiv. Ndërkaq i është bërë testi edhe djalit të tyre 45 vjeç dhe pritet përgjigjja.

Burime thonë se çifti i te moshuarve janë fqinj me çiftin e të moshuarve të parë të konfirmuar në Korçë, të cilët u infektuan nga mbesa e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat