Ambasada shqiptare në Athinë: Shqiptarët mund të hyjnë në vendin e tyre vetëm në këtë mënyrë!

Shqipëria

Ambasada shqiptare në Athinë: Shqiptarët mund të hyjnë në vendin e tyre vetëm në këtë mënyrë!

Më: 30 mars 2020 Në ora: 12:21
Ambasada shqiptare në Athinë

Të shumtë janë ata qytetarë shqiptarë që kanë mbetur jashtë kufijve të vendit, si pasojë e masave të marra në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit. Nisur me shqetësimin e shtuar të këtyre qytetarëve ambasada shqiptare në Athinë ka dal me një njoftim zyrtar.

"Aktualisht, kufiri tokësor midis Shqipërisë dhe Greqisë (Kakavi, Kapshticë, Qafë Botë) është i hapur për qytetarët të cilët duan të kthehen në Shqipëri, të cilëve u mbaron afati maksimal i qëndrimit 90-ditor në Greqi, ose për raste urgjente", thuhet në njoftim.

Kalimi i kufirit, sipas njoftimit lejohet vetëm për këmbësorët, duke u kujdesur që nga ana tjetër e kufirit t'i presë një person i afërt, i cili duhet të ketë tërhequr paraprakisht nga Komisariati i Policisë në Shqipëri autorizimin për udhëtimin drejt kufirit.

Ambasada e Athinës sqaron gjithashtu se për lëvizjen drejt pikës kufitare të Kakavijës mund te merret informacion në agjencinë e autobusëve Leoforo Kifisias për linjë udhëtimi deri në Janinë dhe nga aty për lëvizje deri në kufi.

Për të lëvizur brenda territorit grek, në kontekstin e masës së shpallur nga autoritetet greke për ndalimin e lëvizjeve jo të nevojshme, rekomandohet respekimi iudhëzimeve që gjenden në linkun https://forma.gov.gr/;

Pas kthimit në Shqipëri rekomandohen udhëzimet e autoriteteve shqiptare për qëndrimin në izolim për 14 ditë, për të evituar masa disiplinore.

"Mund të kërkoni shtyrje të qëndrimit 90 ditor në Komisariatin e Policisë ku keni vendqëndrimin aktual, vetëm në rast të karantinimit për shkak të virusit Covid-19, ose të problemeve të rënda shëndetësore të vërtetuara me raport mjekësor nga mjeku qe trajton sëmundjen tuaj", thotë njoftimi i Ambasadës Shqiptare në Athinë.

Për çdo sqarim të mëtejshëm ose nevojë emergjente emigrantët mund të kontaktojnë nëpërmjet telefonit të emergjencës së Ambasadës i cili funksionon 24/7: +306941658183, ose të dërgojnë e-mail në adresën elektronike: [email protected].

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat