U tha se ishin pa çertifikim/ Infermieri Korab Gjana nga Breshia: Nesër do punojmë 07:00-15:00

Shqipëria

U tha se ishin pa çertifikim/ Infermieri Korab Gjana nga Breshia: Nesër do punojmë 07:00-15:00

Më: 30 mars 2020 Në ora: 22:50
Ilustrim

Drejtori i spitalit të Breshias tha më herët për gazetën Republika se 10 mjekët dhe 20 infermierët e ardhur nga Shqipëria nuk do mund të fillojnë direkt punën pasi duhet të testohen për të parë specialitetin e tyre, në mënyrë që të drejtohen në repartet e caktuara.

Ndërkohë, këtë mbrëmje në një lidhje direkte për Opinion të Blendi Fevziut, infermieri Korab Gjana tha se ata do të fillojnë punë nesër nga ora 7 e mëngjesit deri në 3 pasdite.

“Ne nuk na kanë dhënë një informacion të tillë, që disa do punojnë e disa do bëjnë teste. Mua më kanë caktuar te Shërbimi Infektiv bashkë me personelin italian. Mjekët shqiptar do të shërbejnë në varësi të specialitetit”, tha ai.

Përsa i përket vendimit për të shkuar në Itali, 27-vjeçari Gjana tha se ai ishte një vedim personal, me shpresën për të dhënë sado pak ndihmë për shtetin italian.

“Vendosa vetë të shkoj në Itali. Kam frikë. Kudo është frikë. Vendimi ishte personal dhe mendova se do ishte një gjest shumë i mirë për t’i dhënë ndihmë popullit italian. Pavarësisht ndihmës, do përfitojmë edhe një lloj eksperience. Do të qendrojmë 1 muaj. Nesër do të fillojmë punë në 7 deri në 3 pasdreke”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat