Pallati i Kulturës në Laç ndriçon me flamurin italian

Shqipëria

Pallati i Kulturës në Laç ndriçon me flamurin italian

Nga: Maksim Gjokaj Më: 31 mars 2020 Në ora: 14:20
Pallati i Kulturës në Laç

Shqipëria këto ditë ka marrë vetëm falenderime dhe mirënjohje për mbështetjen që po bën për fqinjin e saj italian në këto ditë shumë të vështira të shtetit përtej adriatikut.

Jo vetëm dërgimi i 30 mjekëve për të ndihmuar kolegët e tyre në frontin e parë duke luftuar me virusin covid 19, ka bërë që të emocionojë shumë Italinë por edhe mbështetje simbolike duke ndriçuar sheshet kryesore të Shqipërisë me ngjyrat e flamurit të tyre.

Rasti më i freskët i këtij gjesti simbolik është edhe i qytetit të Laçit ku në shesh apo konkretisht Pallati i Kulturës "Kok Malçi" është ndriçuar me flamurin italian e ku në shenjë solidariteri në faqen e bashkisë së këtij qyteti shkruhet kështu " Siamo con voi sorelle e fratelli italiani, andra tutto bene-Jemi me ju motra e vëllezër italianë, do të shkojë gjithçka mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat