Në spital, mungesë për gjak/ Ka shumë më pak dhurues për shkak të karantinimit

Shqipëria

Në spital, mungesë për gjak/ Ka shumë më pak dhurues për shkak të karantinimit

Më: 31 mars 2020 Në ora: 15:45
Ilustrim

Karantinimi ka krijuar një situatë emergjence në spitalit shqiptare.

Për shkak të mungesës së dhuruesve të gjakut, ka shumë pak rezerva. Dhuruesit dhe personat që jepnin gjak rregullisht e kanë patur të pamundur që të lëvizin.

Fëmijët talasemikë e kanë të domosdoshme transfuzionin e gjakut po ashtu edhe personat që kryejnë një ndërhyrje kirurgjikale.

Në orarin e lejuar, kushdo që dëshiron të dhurojë gjak mund të paraqitet pranë bankës së gjakut në QSUT ose të telefonojë pranë tyre dhe njësitë e shërbimit të kësaj banke afrohen pranë shtëpive të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat