Çifti i moshuar respekton rregullat, i riu nga Gjirokastra: Do qëndroj 15 ditë, nuk ka shans ta shkel

Shqipëria

Çifti i moshuar respekton rregullat, i riu nga Gjirokastra: Do qëndroj 15 ditë, nuk ka shans ta shkel

Më: 31 mars 2020 Në ora: 16:16
Shqiptarëve që u kthyen sot nga Gjermania

Pjesë e 66 shqiptarëve që u kthyen sot nga Gjermania në atdhe ishte një çift i moshuar dhe një i ri që do të respektojnë rregullat e karantinës.

Isufi me bashkëshorten qëndronin në Frankfurt dhe kishin planifikuar datën e kthimit më 21 mars, por situata e koronavirusit e shtyu me 10 ditë. Pas ndërhyrjes së qeverisë shqiptare, u bë i mundur riatdhetësimi.

Çifti ka treguar për ‘Report Tv’ se qëndron në Tiranë dhe do të vetë-izolohen, ashtu siç vepruan në Gjermani.

"Edhe atje brenda kam qëndruar", tha Isufi.

Ndërsa një i ri nga Gjirokastra shpjegoi se komunikoi me ambasadën në Gjermani dhe biletën e kthimit e pagoi kompania. Edhe ai do të respektojë urdhrat e karantinimit.

"Unë jam nga Gjirokastra, do të qëndroj në karantinë jo 14 por 15 ditë. Nuk ka shans ta shkel", tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat